Bursa Shqiptare e Titujve ALSE sh.a. është e para bursë titujsh me kapital privat që ushtron aktivitetin në Republikën e Shqipërisë, e licensuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në Korrik të vitit 2017 dhe ka filluar nga tregtimi për herë të parë në muajin Shkurt 2018. Në Bursën ALSE tregtohen të gjithë llojet e instrumenteve financiare që plotësojnë kriteret e listimit në përputhje të plotë me kuadrin ligjor e rregullativ në fuqi. Bursa ALSE synon krijimin e një tregu kombëtar titujsh i cili të kthehet një një pikë kyçe të tregut financiar vendas për të mundësuar aksesin sa më të lehtë e të shpejtë të biznesit shqiptar tek burimet e lira të financimit.
@company