Event Details
Dhoma Amerikane e Tregtisë në bashkëpunim me AIMS International Albania kanë kënaqësinë t'ju ftojnë në webinarin me temë:
"Nevojat për zhvillimin dhe ri-aftësimin e fuqisë punëtore në normalitetin e ri"
Prezantuar nga: Znj. Monika Farka, Managing Partner e AIMS International Albania
Webinari do të zhvillohet në shqip nëpërmjet përdorimit të platformës Zoom duke klikuar në linkun më poshtë:
https://us02web.zoom.us/j/84449582453?pwd=bVh4UlAxYk9XeDVyZFMrUlZPejZhZz09
Ky webinar do të bazohet në studimin e kryer në Dhjetor 2020 në Shqipëri për impaktin e Covid-19 në burimet njerëzore, dhe do fokusohet në çështje si:
- Impaktin e Covid-19 në bizneset Shqiptare
- Aftësitë më të kërkuara gjatë pandemisë për çdo nivel punonjësish
- Sfidat e implementimit të programeve zhvilluese dhe ri-aftësuese
- Kategoritë e reja të punëve që po kërkohen në Shqipëri
- Masat e marra për të mbështetur ekuilibrin e jetës personale dhe profesionale të punonjësve
- Krahasimin midis industrive të ndryshme